Severas: Kundër Holandës treguam se dimë të luajmë mirë hendboll!

Hendboll

Severas: Kundër Holandës treguam se dimë të luajmë mirë hendboll!

Nga: K.G. Më: 19 janar 2024 Në ora: 22:58
Severas

Norvegjia ka arritur që të mposhtë Holandën me rezultat 35:32, duke shënuar kështu fitoren e parë në grupin 2 të Fazës kryesore të EURO 2024.

Pas tri ndeshjeve pa fitore (Ishujt Faroe, Sllovenia dhe Portugalia), pas të cilave mbetën me 0 pikë në Grupin 2, norvegjezët iu rikthyen rrugës së fitores dhe kështu i rikthyen shpresat për të arritur në gjysmëfinale.

Hendbollisti më i mirë në ndeshjen e sotme është zgjedhur portieri norvegjez, Christian Severas, i cili beson se fitorja e sotme ndaj Holandës ishte shumë e rëndësishme që kombëtarja e tij t'i rikthehet rrugëve të fitoreve.

“Kundër Holandës treguam se dimë të luajmë mirë hendboll!”, tha Severas.

Ndeshjen e radhës norvegjezët do ta luajnë më 21 janar me fillim nga ora 20:30 dhe kundërshtari i tyre do të jetë skuadra daneze.

Norvegjia renditet në vend të katërt me 2 pikë dhe Holanda është e gjashta me 0 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat