Caktohen dy gjysmëfinalistet e para të Botërorit të hendbollit

Hendboll

Caktohen dy gjysmëfinalistet e para të Botërorit të hendbollit

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 11:21
Pamje nga ndeshja

Janë përcaktuar dy Kombëtaret e para gjysmëfinaliste të Kampionatit Botëror për hendbolliste.

Në Trondheim të Norvegjisë janë luajtur dy çerekfinalet e para. Fillimisht Franca fitoi bindshëm ndaj Çekisë me rezultat 33:22. Dallimi i madh në rezultat u bë në pjesën e dytë, në të cilën dominuan francezet.

Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 18:16 për Francën.

Ndeshje dukshëm më interesante ishte ajo mes Holandës dhe Norvegjisë.

Në 15 minutat e fundit norvegjezet u shkëputën në rezultat, kryesisht falë lojës së fortë në mbrojtje. Dhe fituan me rezultat 30:23.

Dy çerekfinalet tjera janë të mërkurën në Herning të Danimarkës. Prej orës 17:30 takohen Suedia dhe Gjermania. Ndërsa Danimarka e Mali i Zi përballen nga ora 20:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat