Rahoveci turpëron Trepçën

Hendboll

Rahoveci turpëron Trepçën

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 22:41
Rahoveci

Fitoren e dhjetë rresht e ka shënuar Rahoveci. Rahoveci tani udhëheq me 20 pikë.

Rahoveci turpëron Trepçën!

Rahoveci e ka fituar shumë thellë, 45:26, atë që mendohej se do të ishte ndeshje derbi.

E mposhti Trepçën në “Mizahir Isma” në Rahovec, në ndeshjen e mbetur të elitës së hendbollit të Kosovës

Skuadra vendase nisi furishëm ndeshjen dhe më pas mbajti vazhdimisht epërsi të lartë. Skuadra mitrovicase, që kishte mungesa të rëndësishme në përbërje, nuk ka mundur as për së afërmi t’i përgjigjet lojës së Rahovecit që gjithnjë e më shumë po dëshmon forcën dhe nivelin.

Jon Muqolli i kishte tetë gola për Rahovecin. Gjashtë i shënoi Adonit Isufi, ndërsa nga pesë i realizuan Jeton Bislimi e Mali Luzha. Te Trepça, dhjetë gola i shënoi Deniz Terziqi. Pesë i kishte Shpëtim Mehmeti.
Trepça mbetet e treta me 14 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat