Fitore të thella për Rahovecin e Trepçën

Hendboll

Fitore të thella për Rahovecin e Trepçën

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 00:14
Pamje nga një ndeshje

Rahoveci e Trepça kanë vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të dielën në kuadër të xhiros së nëntë, Rahoveci fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 52:28.

Ndërkohë Trepça fitoi si mysafire në Vushtrri me rezultat 45:29.

Për Rahovecin është fitorja e shtatë rresht. Kjo skuadër udhëheq në tabelë me 14 pikë. Trepça është e dyta me 12 pikë.

Ka gjashtë fitore e një humbje deri më tani.

Egzon Gjuka shënoi 12 gola në fitoren e Rahovecit. 12 gola për Vëllaznimin i kishte Ardi Halili.

Te Trepça më efikasi ishte Deniz Teriziqi me 9 gola. 8 i kishte Sali Maxhera, kurse 7 i shënoi Lulzim Shabani. Te Vushtrria Adnan Musa i shënoi 7 gola, kurse Amir Fazliu gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat