Besa njoftohet me humbje nga Rahoveci! Pejanët lëshuan fushën dhe u kthyen

Hendboll

Besa njoftohet me humbje nga Rahoveci! Pejanët lëshuan fushën dhe u kthyen

Nga: K.G. Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 20:44
Pamje nga ndeshja

Rahoveci ka fituar derbin e madh, me rezultat 34:33 (20:17) ndaj kampionit në fuqi, Besa Famgas nga Peja.

Hije të zezë hendbollit i qiti minuta e 55-të, pas provokimit të lojtarit pejan tifozët hedhën shishe në parket,

Pejanët për pak minuta lëshuan fushën dhe pastaj u kthyen. 

Fitore e madhe për ekipin e kryetrajnerit Verim Zherka.

Pjesa e parë mjaft e mirë, Rahoveci kaloi në epërsi në 3 gola (12:9), ndërsa kampioni ka arritur të barazoj e të kalojnë në epërsi me 13:14.

Rezultati barazohet 14:14 në minutën e 22-të, pastaj vendasit shkëputen me katër gola epërsi (20:16).

Pjesa e paër mbyllet me rezultat 20:17 për Rahovecin.

Në minutën e 45-të, Besa e ngushton rezultatin në 25:24 dhe fitoi Rahoveci me një gol dallim (34:33).

Rahoveci ka shënuar fitoren e gjashtë rresht dhe kryeson renditjen me 12 pikë. Besa pas 4 fitoreve njoftohet me humbjen e parë, tani zë vendin e tretë me 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat