Saraçini dhe Gjinovci në Kongresin e EHF-së

Hendboll

Saraçini dhe Gjinovci në Kongresin e EHF-së

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 20:25
Gjinovci dhe Saraçini

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka udhëtuar për në Bazel të Zvicrës. Presidenti Saraçini të enjten merr pjesë në punimet e Kongresit të rregullt të Federatës Evropiane të Hendbollit.

Në rend të ditës janë pika të ndryshme me rëndësi për hendbollin evropian.

Presidenti Saraçini po shoqërohet nga sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci, që të mërkurën mori pjesë në punimet e Gjykatës së Apelit të EHF-së, pjesë e të cilit është.

Qëndrimin në Bazel, Saraçini e Gjinovci po e shfrytëzojnë për takime me drejtues të EHF-së dhe të federatave nacionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat