Hapet zyrtarisht Evropiani U19! Saraçini: Shpresojmë të kemi garë të bukur

Hendboll

Hapet zyrtarisht Evropiani U19! Saraçini: Shpresojmë të kemi garë të bukur

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 20:38
Eugen Saraçini

Me një ceremoni të bukur është hapur Kampionati Evropian U19 për hendbolliste,  që deri më 16 korrik mbahet në Prishtinë. 

Kampionatin Evropian të hapur e shpalli presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.

Në ceremoni prezent ishin edhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, drejtori për sport në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova dhe përfaqësuesi i EHF-së, Pedro Sequeira. 

Saraçini ka falenderuar pjesëmarrësit në emër të FHK-së dhe partnerëve të saj. Ai u ka dëshiruar ekipeve kombëtare mirëseardhje në Kosovë.

"Shpresojmë të kemi garë të bukur dhe që kohën këtu ta shfrytëzoni për shoqërim me njëri-tjetrin", ka thënë Saraçini.

Zv.ministrja Osmani po ashtu u ka dëshiruar mirëseardhje ekipeve.

"Është nder dhe kënaqësi që Prishtina dhe Kosova janë shndërruar në qendër të organizimeve ndërkombëtare sportive.

E përgëzoj FHK-në për organizimin e shkëlqyer", ka thënë Osmani duke uruar që Kosova të paraqitet me sukses.

FHK-në e ka përgëzuar edhe përfaqësuesi i EHF- së, Sequeira.

Ceremonia hapëse ka përmbajtur edhe pikë artistike dhe shfaqje të flamujve të vendeve pjesëmarrëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat