Samadrexha e Shqiponja në finale te pionieret

Hendboll

Samadrexha e Shqiponja në finale te pionieret

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Samadrexha e Shqiponja janë skuadrat finaliste në Final8 të Ligës së Pioniereve. Të dielën në Gjakovë u luajtën gjysmëfinalet, ndërsa fillimisht Samadrexha fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 23:17.

Elisa Krasniqi i shënoi plot 14 gola për Samadrexhën, ndërsa gjashtë i kishte Aulona Maloku.

Te Vushtrria nga gjashtë gola i shënuan Lumturije Beqiri dhe Halime Beqiri.

Gjysmëfinalja e dytë përballë i vuri Ferizajn dhe Shqiponjën. Skuadra gjakovare fitoi me rezultat bindës, 34:16.

Jonesa Bajrami u shqua te Shqiponja me 13 gola. Shtatë i kishte Orgesa Gola.

Shijesa Zeneli i kishte nëntë gola për Ferizajn, ndërsa tri i shënoi Alona Hyseni.

Ndeshjet çerekfinale janë luajtur të shtunën, ndërsa finalja është të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat