Besa Famgas, kampione e Kosovës në grupmoshën e kadetëve

Hendboll

Besa Famgas, kampione e Kosovës në grupmoshën e kadetëve

Më: 5 mars 2023 Në ora: 11:33
Besa Famgas, kampione e Kosovës

Besa Famgas vazhdon tëmbledhë trofe në hendbollin e Kosovës.

Skuadra pejane ka fituar titullin e kampionit për edicionin 2022/2023 në grupmoshën e kadetëve.

Besa Famgas ka përfunduar e para me 32 pikë. I ka fituar të gjitha 16 ndeshjet. Deçani përfundoi i dyti me 26 pikë, derisa pas tij mbetën Rahoveci, Trepça, Prishtina, Kastrioti, Vëllaznimi, Llapi e Vushtrria.

Ndeshjet e kadetëve (U18) janë luajtur para ndeshjeve të seniorëve, në pjesën e rregullt të kampionatit.

Ka pasur lojëra cilësore e interesante, ndërsa potenciali i lojtarëve është vlerësuar i madh.

Medaljet dhe kupa e kampionit janë ndarë të shtunën mbrëma për skuadrën pejane. Medaljet dhe kupën i kanë ndarë nënpresidenti i FHK-së, Enis Idrizi dhe komesari i garave, Isak Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat