Fitore bindëse për Istogun e Ferizajn

Hendboll

Fitore bindëse për Istogun e Ferizajn

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 20:52
Albulena Kelmendi

Kampioni në fuqi, Istogu, ka fituar bindshëm ndeshjen e javës së parë të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Të dielën, Istogu fitoi si mysafir i Samadrexhës. 28:15 ishte rezultati në fund.

Istogaset u shkëputën herët dhe mbajtën epërsi deri në fund.

Dajana Milaniq i shënoi 7 gola për Istogun. 6 i kishte Tina Hetemi, kurse 5 i realizoi Natalija Milatoviq.

Shtatë gola për Samadrexhën i kishte Arlinda Maloku. Katër i shënoi Teuta Maloku.

Të dielën u luajt edhe derbi i xhiros së dhjetë mes Ferizajt dhe Prishtinës.

Ferizaj fitoi me dhjetë gola dallim, 38:28.

Mysafiret e nisën ndeshjen më mirë, por më pas Ferizaj kaloi para në rezultat.

Në pjesën e dytë Ferizaj ka mbajtur vazhdimisht epërsi të lartë.

Shkurta Mehmeti i shënoi 12 gola për Ferizajn, ndërsa 10 i kishte Ivana Bojoviq.

Te Prishtina më efikasja ishte Eduarta Kurteshi me 8 gola. Shtatë i kishte Alma Nivokazi, ndërsa Arona Krasniqi realizoi gjashtë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat