Besa Famgas synon hapin para në garat evropiane

Hendboll

Besa Famgas synon hapin para në garat evropiane

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 15:35
Besa Famgas synon hapin para në garat evropiane

Përvoja e gjatë në gara evropiane i jep të drejtë kampionit kosovar, Besa Famgas, që ta synojë hapin tutje. Skuadra pejane të dielën e luan ndeshjen e parë evropiane për edicionin 2022/2023.

Në kuadër të raundi të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup), Besa luan me skuadrën finlandeze, IFK Handball Helsinki. Ndeshja e parë është në Helsinki nga ora 15:00. Ndërsa ndeshja e dytë është më 6 nëntor nga ora 18:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Besa Famgas udhëton e mobilizuar për në Finlandë në kërkim të një rezultati të favorshëm, në mënyrë që në ndeshjen në shtëpi ta siguroi kalimin në raundin e tretë të Kupës Evropiane.
Nga viti 2005, Besa vetëm një herë ka munguar nga garat evropiane. Helsinki vetëm njëherë ka luajtur në garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat