Fitoret e dyta për Gjeorgjinë dhe Bullgarinë

Hendboll

Fitoret e dyta për Gjeorgjinë dhe Bullgarinë

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 21:05
Fitoret e dyta për Gjeorgjinë dhe Bullgarinë

Dita e tretë e garave në IHF Trophy për zonën evropiane solli dy rezultate të thella në grupmoshën U18.

Gjeorgjia dhe Bullgaria kanë shënuar fitoret e dyta në kampionatin që po mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Të enjten, Gjeorgjia fitoi bindshëm ndaj Britanisë së Madhe. 37:25 ishte rezultati në fund të takimit. Fitore edhe më të thellë shënoi Bullgaria. Të rinjtë e Bullgarisë fituan 42:13 ndaj Shqipërisë.

Të premten në grupmoshën U18 janë ndeshjet Gjeorgjia – Shqipëria (12:00) dhe Britania e Madhe – Kosova (14:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat