Karvina: Kundërshtari ynë do të jetë nga Kosova

Hendboll

Karvina: Kundërshtari ynë do të jetë nga Kosova

Nga: K.G. Më: 6 shtator 2022 Në ora: 15:28
Karvina

Klubi i hendbollit Karvina, e ka nisur furishëm edicionin e ri në elitën e hendbollit çek.

Ata njoftojnë në faqen e tyre se do të ndeshen me Rahovecin në Kupën e Evropës (meshkujt).

HCB Karvina e ka mposhtur me rezultat 38:25 Hazená Strakonicen, në takimin e parë kampional në Çeki.

“EHF European Cup, rrethi i dytë, kundërshtari ynë do të jetë ekipi KH Rahoveci nga Kosova!

Sipas programit, ndeshjen e parë e luajmë jashtë 29-30 tetor dhe rikthimi në shtëpi një javë më vonë 5-6 nëntor”, njofton Karvina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat