​Vashat koreane të "KNSU" janë kampione botërore të hendbollit universitar

Hendboll

​Vashat koreane të "KNSU" janë kampione botërore të hendbollit universitar

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 19:15
​Vashat koreane të "KNSU" janë kampione botërore të hendbollit universitar

Ka përfunduar ndeshja e medaljes së artë në FISU Prishtina 2022 në konkurrencën e femrave, ku tanimë kemi mësuar universitetin, i cili është shpallur kampion botëror i hendbollit universitar.

Bëhet fjalë për vashat koreane të "KNSU", të cilat në finale kanë mposhtur hendbollistet spanjolle të Universitetit "UCLM".

Pas 60' minutave lojë të zhvilluara në parketin e sallës "1 Tetori", u shënuan 54 gola, ku rezultati në fund tregon 32:22 në favor të hendbollisteve koreane.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me shifrat 16:11 në favor të "KNSU", sikurse pjesa e dytë e cila tregonte rezultatin 16:11 në favor të tyre.

Vashat koreane të Universitetit "KNSU", e mbyllin këtë Kampionat Botëror me bilanc të 100% të fitoreve, duke regjistruar pesë sosh në po aq ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat