​Botërori i hendbollit për universitete, fillon ndeshja mes Universitetit të Prishtinës e Universitetit të Shkodrës

Hendboll

​Botërori i hendbollit për universitete, fillon ndeshja mes Universitetit të Prishtinës e Universitetit të Shkodrës

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Ka filluar të zhvillohet ndeshja e parë e ditës së sotme në sallën "1 Tetori" në kuadër të Kampionatit Botëror të hendbollit për universitete FISU Prishtina 2022.

Ditën e sotme e hap përballja mes hendbollistëve të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" dhe atij nga Shqipëria, "Shkodra".

"Dardanët" do të synojnë të vazhdojnë sot me fitore dhe të regjistrojnë të tretën me radhë në këtë kampionat, pas triumfeve ndaj "UAVEIRO" dhe "MANDAUE".

Në anën tjetër "Shkodra" do të ketë një tjetër kundërshtarë të vështirë, pas "UCLM" dhe "UAVEIRO", nga të cilat pësoi humbje me rezultate të thella 65:12 dhe dhe 65:8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat