Vahide Gashi: Kastrioti gjithmonë ka me mbet Kastriot 

Hendboll

Vahide Gashi: Kastrioti gjithmonë ka me mbet Kastriot 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 mars 2022 Në ora: 22:19
Vahide Gashi: Kastrioti gjithmonë ka me mbet Kastriot 

Kastrioti i Ferizajt ka një ecuri të mirë, nga 15 ndeshje ka 9 fitore, 1 barazim e 5 humbje, duke u renditur në vend të pestë me 19 pikë.

Kapitenja e Kastriotit, Vahide Gashi, prej hendbollisteve më të mira në Superligë, tha se po luftojnë në çdo ndeshje për të fituar sa më shumë pikë. 

Pivotja shprehet se Kastrioti kërkon dy pikë në duel me Dritën në Gjilan, për të vazhduar ecurinë e mirë të rezultateve.

Synimi i saj është që të tregojnë lojë sa më kompakte në secilën përballje të Superligës.   

“Jam e kënaqur me atmosferën e klubit. Punohet me zell të shtuar. Të gjithë angazhohen dhe kërkojmë lojën më të mirë, rezultate më të mira.

Kastrioti gjithmonë ka me mbet Kastriot, klub me renome dhe më i trofeshmi në Kosovë. Si gjithmonë do të nxjerrin gjenerata me perspektivë”, thotë Gashi për gazetën “Bota sot”.

Ajo është e kënaqur edhe me rezultate.

“Nëse shohim bilancin aktual, me disa lojtare të reja e disa me përvojë, jemi mirë në renditje por që kemi mundur të kemi edhe më shumë pikë, por ky është sporti”, nënvizon Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat