Paraqitje e mirë e Prishtinës por mposhtën nga Vardari

Hendboll

Paraqitje e mirë e Prishtinës por mposhtën nga Vardari

Nga: K.Goca Më: 16 tetor 2021 Në ora: 18:31
Paraqitje e mirë e Prishtinës por mposhtën nga Vardari

Prishtina u mundua me forcat e saja por nuk ia doli në përballje me Vardarin, duke pësuar humbje me rezultat 39:35 (16:15), në takimin që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Prishtina në 30 minuta e parë bëri lojë me të mirë përmes lojtareve Ivana Bojoviq e Ardiana Prapashtica. 

Në minutën e 21-të, Prishtina shkëputet në epërsi me 2 gola (13:11), por pas pak barazohet në 13:13 (24’). Minutat e fundit të pjesës së parë ishin në favor të vashave nga Shkupi, të cilat shkuan në pushim me një gol (15:16).

Pjesa e dytë ishte edhe më efikase, Vardari u shkëput në epërsi me 3 gola (17:20) dhe pastaj edhe në gjashtë sosh (26:32) në minutën e 49-të.

Prishtina nuk dorëzohet sidomos në finish ngushton rezultatin në 33:35 në minutën e 57-të. 

Megjithatë në minutën e 59-të Vardari thellon epërsinë në 4 gola (34:38) dhe e fiton sfidën me rezultat 35:39.

Vardari shënoi fitore të madhe dhe me qetësi e pret ndeshjen e kthimit në Shkup, e cila zhvillohet në javën e ardhshme.   

Hendbollistet Ivona Trpevska e Katerina Damjanoska, Bojana Dinevska, janë më efikaset te Vardari, secila shënoi nga 7 gola.

Në radhët e Prishtinës u shqua Bojoviq me 11 gola, e ndihmuar nga Prapashtica me 5, Aida Stagova e Shkurta Mehmeti me nga 4 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat