Forma e Luigj Qunit po shkon duke u ngritur.
Ai është prej lojtarëve kryesorë të Kombëtares sonë dhe forma e tij është inkurajuese në prag të ndeshjeve kualifikuese të nëntorit.
Quni të dielën shënoi katër gola nga katër tentime në fitoren e rëndësishme të Amicitia Zuerich në elitën zvicerane.
Skuadra e Currit fitoi me rezultat 31:28 ndaj Wacker Thun.
ishte ndeshja më e mirë e Qunit këtë edicion.
Amicitia Zuerich renditet e dyta në tabelë me 10 pikë.