Këto vasha e kanë rastin të nderojnë veten dhe shtetin e Kosovës 

Hendboll

Këto vasha e kanë rastin të nderojnë veten dhe shtetin e Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 maj 2021 Në ora: 17:58
Këto vasha e kanë rastin të nderojnë veten dhe shtetin e Kosovës 

Kurrë më mirë nuk e kanë pasur hendbollistet e Kombëtares së Kosovës, ndeshjet do t’i zhvillojnë në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Këto vasha e kanë rastin të nderojnë veten dhe shtetin e Kosovës. 

Këto vashat duhet të japin më të mirën kundër Luksemburgut, Portugalisë dhe Qipros. 

Asgjë nuk kanë më shumë se ne, vetëm iu duhet vashave tona vetëbesimi në lojë dhe të luftojnë për çdo top siç thuhet në zhargonin sportiv: Jetë a vdekje.

Këto vashat duhet të kuptojnë një herë e përgjithmonë se kualifikimi më tej i fut në histori, e nderojnë emrin e tyre dhe shtetin e Kosovës. 

Ato duhet të janë të vetëdijshëm se e kanë të veshur fanellën e Kosovës, për të cilën kanë luftuar dhe kanë dhënë jetë shumë breza.   

Më 3 qershor vajzat tona takohen me Qipron. Më 4 qershor është ndeshja me Luksemburgun, ndërsa më 5 qershor është ndeshja më e rëndësishme me Portugalinë.

Të rëndësishme janë të tria ndeshjet dhe selektori Agron Shabani, e ka bërë më të mirën. 

Vashat tona duhet të motivohen deri në pikën e fundit, në çdo ndeshje mos të mendojnë për asgjë tjetër pos luftës për top e për fitore. 

Këtë duhet ta kenë të qartë që nga (lista e Kombëtares së Kosovës - ndonjë mungon) Njomza Kelmendi, Alberina Halitaj, Areta Istrefi, Elma Kameri, Mirela Gjikokaj, Burneta Rama, Fitore Aliu, Rinesa Uka, Pashke Marku, Arlinda Hajdari, Aida Stagova, Albina Rugova, Mirjeta Bytyçi, Marigona Hajdari, Alma Nivokazi, Blerta Ahmetxhekaj, Suzana Ujkiq, Njoma Zogaj dhe Meltem Ylberi. 

Po u kualifikuat do të jeni në histori të hendbollit, do të flitet shumë për ju dhe do të rriteni edhe më shumë. Mos e lëshoni rastin sepse po luani në konakun tuaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat