Kosovë - Rumani, ja dallimi i madh në bast

Hendboll

Kosovë - Rumani, ja dallimi i madh në bast

Nga: Kemajl Goca Më: 10 mars 2021 Në ora: 13:42
Kosovë - Rumani, ja dallimi i madh në bast

Kombëtarja e Kosovës, me selektorin Bujar Qerimi, sonte synojnë paraqitje sa më të mirë në përballje me Rumaninë.

Një ndeshje që pritet me interesim dhe Kosova kërkon pikë e para. 

Bastet e favorizojnë Rumaninë, si për shembull “Bet365” për fitoren e Rumanisë e ka koeficientin 1.16, për barazim 13.00 dhe për triumfin e Kosovës 7.5.

Pavarësisht basteve, shumë herë janë vetëm baste dhe në letër, gjithçka vendoset në fushë. 

Kosova është në grupin 8, ndërsa Suedia kryeson me 6 pikë apo me tre fitore, duke lënë pas Rumaninë me 2 pikë apo një fitore e një humbje, Malin e Zi me 2 pikë apo me një fitore e dy humbje dhe Kosova është në fund me 0 pikë apo me dy humbje rresht.

Ndeshja e fazës së dytë kualifikuese për Euro 2022 në mes të Kosovës e Rumanisë luhet të mërkurën nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat