Pamje mahnitëse në KOK me tri kampionet olimpike

Sporti

Pamje mahnitëse në KOK me tri kampionet olimpike

Nga: K. G. Më: 2 mars 2023 Në ora: 12:44
Posteri i madh me Nora Gjakovën, Majlinda Kelmendin dhe Distria Krasniqin

Disa gjëra kanë ndryshuar për të mirë në Komitetin Olimpik të Kosovës. 

Tani ka një pamje për lakmi, në ambientet e KOK-ut është i vendosur posteri i madh i kampioneve olimpike: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Nuk është KOK-u si dikur në “zgafellë”, tani kanë ndryshuar me pamje.

Image

Posteri i madh

Nga të gjitha, bukuria është posteri i madh me kampionet olimpike.

Një veprim i jashtëzakonshëm i KOK-ut, që vendosi posterin e madh të kampioneve olimpike.

Image

Salla e mbledhjes së KOK-ut

Me ardhjen e Ismet Krasniqi, president i KOK-ut dhe sekretari i përgjithshëm Besim Aliti, gjërat kanë lëvizur para.

Në KOK thonë se do të ketë lajme si gjithmonë të mira për sportistët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat