A është Real Madridi favorit në këtë përballje?

Futboll

A është Real Madridi favorit në këtë përballje?

Më: 20 prill 2024 Në ora: 12:29
Ozil

Në javën e “El Clasico”-s është e pamundur të mos kujtohet Mesut Ozil (Gelserkirshen, 1988), futbollisti brilant që mahniti tifozët e Realit të Madridit dhe që pati ndeshjet më të mira të karrierës së tij kundër Barcelonës.

“Në pension” prej një viti, Ozil nuk ka shkëputur marrëdhënien e tij me futbollin. Kualifikimi kundër Sitit, “El Clasico”, “Champions”, duelet Murinjo-Guardiola, Gyler, ndryshimi i tij fizik… Ozil ka folur për gjithçka me gazetën spanjolle “Marca”.

E keni parë Mançester Siti-Real Madrid? Nuk kam nevojë t’iu pyes me kë ishit…

Po, ishte një ndeshje fantastike. Sitit tregoi pse askush nuk dëshiron të luajë kundër tyre. Ata dominuan lojën shumicën e kohës….

Por Madridi ishte shumë inteligjent, si gjithmonë. Unë bërtita ‘Hala Madrid’ pas penalltisë së Rydiger, kështu që mund ta imagjinoni se si e kam përjetuar ndeshjen. Mendoj se tani Real Madridi është favorit i madh. Besoj se ata mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

Jemi edhe në javën e “El Clasico”-s…

Në atë kohë ishte ndeshja më e rëndësishme në botën e futbollit.

Kemi luajtur kundër Barçës më të mirë në histori. Barça e Pep ishte në një nivel tjetër, sigurisht ndryshe nga Barça aktuale.

Mendoj se për momentin vëmendja mbarëbotërore është përqendruar më shumë në ndeshje si Liverpul-Siti apo duele të tjera në Premier League. El Clasico ka rënë dhe është turp. Por ky nuk është faji i Relait. Problemi është Barça.

A është Real Madridi favorit në këtë përballje?

Patjetër që po! Barcelona po lufton, po përpiqet. Ata kanë lojtarë të mirë në të gjitha pozicionet, por kanë probleme. Ndoshta duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje vetes dhe gabimeve të tyre dhe jo gjithmonë të ankohen për gjyqtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat