Kampioni botëror i karates, Enver Idrizi viziton Preshevën, pritet me tepih të kuq

Sporti

Kampioni botëror i karates, Enver Idrizi viziton Preshevën, pritet me tepih të kuq

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 22:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Kampioni botëror i karatesë, legjenda e gjallë, Enver Idrizi ka vizituar dje Preshevën, vizitë kjo e parë në Luginë i cili u prit nga qindra adhures të tij, jo vetem karatesë në Luginë por edhe njerëz të sportit, kulturës dhe filmit si dhe autoritetet lokale. Enver Idrizi është pritur me tepih të kuq, sikur të ishte kryeministër! Qytetarët e Preshevës thonë se Enver Idrizi u prit më mirë dhe zgjoi interesim shumë më të madh tek qytetarët, më shumë se sa vizita e Edi Ramës në Preshevë, njofton gazeta “Bota sot” nga Presheva.

Kryetarja e Presheves Ardita Sinani: Enver Idrizi së shpejti do ta shpallim qytetar nderi meqë ka nderuar kombin tonë!

Vizita e Enver Idrizit u bëri jehonë dhe u mirëpritë shumë nga qytetarët sidomos nga rinia sportive. Mësohet se për 3 orë sa qëndroi në Preshevë Enver Idrizi u shkrepën mbi 1 mijë foto me të rinjt, ku ishin krijuar radha të gjata për të marrur një fotografi (edhe selfie) me kampionin botëror të karatesë.

“Isha në promovin e dukumentarit kushtuar veprimtarit të shquar preshevar Kadri Hasanit. Më priten tepër mirë sikur autorite lokale poashtu edhe të rinjtë që merren me sporte dhe karate. Presheva më nderuan shumë me këtë rast provova edhe flijat nga Presheva..” ka thëne duke qeshur karateisti i njohur shqiptar, Enver Idrizi.

Ai ka qenë prezent edhe në premierën e filmit dokumentar “Heroi i heshtur“ kushtuar menaxherit të FIFA-së të njerit Hasan Kadriut. Për veprën dhe kontirbutin e Hasan Kadriut flasin më shumë veprat por edhe miqtë e tij në Zvicër, sikur gazetar ynë i njohur ndërkombëtar selia e UEFA-s për të cilin ka thënë se: Hasan Kadriu nga Presheva ishte “arkitekt” i futbollit shqiptar në organizatat botërore, që përgatiti anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA.

I shoqëruar nga Mr.Ph. Meshar Kamberi, Dr.Ardijan Kamberi dhe Dr.Teni Kamberi anestezist reanimator në Lillé të Francës si dhe mjek ne Medical Team Formula-1 në SPA FRACORCHAMPS në Belgjikë Enver Idrizi është pritur nga kryetarja e Komunes se Preshevës, znj.Ardita Sinani dhe deputeti shiptare në Parlmentin e Serbisë z.Shaip Kamberi me të cilët ka biseduar kryesisht për situatën aktuale dhe gjendjen e sportit, në veçanti të karatesë në Luginën e Preshevës i cili ka shprehur gatishmëri t’i ndihmojë të rinjve në këtë fushë. Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka ky takim ka shprehur që ditëve të ardhshme Enver Idrizin ta shpallim qytetar nderi meqë ka nderuar kombin tonë!

Mesazhi i kampionit botëror Enver Idrizit gjatë vizitës së tij në Preshevë drejtuar të rinjve ishte “ju rinia lene politiken, mos u merrne me të, ka kush të merret, juve ju duhen librat dhe sporti, ushtroni karate sa të mundeni, me qenë vital dhe fuqishëm dhe me i dal zot vetvetes..”. Në fund, pas një sërë takimesh me autoritetet lokale, të sportit dhe aderues të kulturës dhe filmit, për kampionin botëror Presheva ka shtruar një darkë solemne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat