Zbardhen vendimet në mbledhjen e grupit të PD-së

Shqipëria

Zbardhen vendimet në mbledhjen e grupit të PD-së

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 12:11
PD

Partia Demokratike ka mbledhur në orën 10:00 të ditës së sotme grupin parlamentar në nisje të sesionit të ri të Kuvendit.

“BalkanWeb” raporton se në mbledhje janë diskutuar tre shtylla kryesore ku do fokusohet opozita, konkretisht situata e rendit dhe krimit, ekonomia, dhe reforma në drejtësi.

Gjatë fjalës së tij në mbledhje, Basha ka thënë se duhet të çlirohet qeverisja nga krimi, ndërsa po minohet reforma në drejtësi, pasi 11 gjyqtarë janë konfirmuar në detyrë jashtë rregullave.

“Çlirimi i qeverisjes nga krimi është prioritet mbi gjithçka. Bashkëqeverisja e Rames me krimin po shkatërron gjithçka. Në lidhje me reformën në drejtësi janë 11 gjyqtare të paktën janë mbajtur jashtë rregullave. Janë të mbrojtur dhe lojtarë të Edi Rames. Procesi i vettingut është i korruptuar prej fillimit. 

Fillimi i sesionit do te jete nisje e transparencës për gjyqtaret dhe prokurorët të korruptuar që rrjeta e vettingut nuk i kap, por i mban në drejtësi, çka hedh ne erë parimet kryesore të reformës. Synohet kapja e KLGJ dhe KLP dhe kjo është fare e thjeshte me kapjen e GJK, prokurorisë dhe SPAK. Ekonomia po shkon me keq për shkak të korrupsionit galopant. Ne do bëjmë evidentimin e koncesioneve korruptive”- ka thënë Basha në mbledhje.

Ndërkohë mësohet se vendimi në raport me parlamentin pritet të merret në mbledhjen e orës 15:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat