Aktori i njohur shpërthen përpara Bashkisë së Tiranës, ja thirrja që u bën protestuesve

Shqipëria

Aktori i njohur shpërthen përpara Bashkisë së Tiranës, ja thirrja që u bën protestuesve

Më: 26 prill 2024 Në ora: 12:18
Mehdi Malkaj

Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ishte i pranishëm në protestën e opozitës të zhvilluara para bashkisë së Tiranës.

Ai i bëri thirrje të gjithëve që të dalin të protestojnë, për të  detyruar kryebashkiakun që të japë dorëheqje.

“Me tollonin mirë jeni? Dua të më bëni një nder të vogël, e dua edhe nga policët, të lëshojmë një klithme që të shkojë deri tek kryeministria. Rroftë teatri. Arkitekti italian që ka bërë këtë Tiranën e bukur ka thënë që Tirana do jetë një nga kryeqytetet e bukura të Evropës sepse ka mal. Më gjeni ku është mali? Ky krimineli e zhduku Dajtin.

Mua më pëlqejnë shprehjet popullore. Fshati digjet dhe kurva krihet. Gjejeni vetë kush është kurva. Të ngrihemi të gjithë djem dhe pleq”, tha aktori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat