Kontrolle për ndalimin e personave në kërkim, FNSH dhe policia “blindojnë” rrugët e Fushë Krujës

Shqipëria

Kontrolle për ndalimin e personave në kërkim, FNSH dhe policia “blindojnë” rrugët e Fushë Krujës

Më: 26 prill 2024 Në ora: 20:51
Ilustrim

Kontrolle për ndalimin e personave në kërkim, FNSH dhe policia “blindojnë” rrugët e Fushë Krujës.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë të komisariatit të Policisë Krujë, kanë ngritur mbrëmjen e sotome disa pika kontrolli në disa prej akseve kryesore që përshkojnë këtë qytet.

Mësohet se kontrollet bëhen me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, ndalimin e personave të shpallur në kërkim ose të atyre që lëvizin me sende të jashtëligjshme.

Objekt i kontrolleve të FNSH janë kryesisht automjetet luksoze dhe ato me xhama të errësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat