Vendosën tritol në banesën e një personi, arrestohet 27 vjeçari në Vorë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Shqipëria

Vendosën tritol në banesën e një personi, arrestohet 27 vjeçari në Vorë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Më: 19 prill 2024 Në ora: 16:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 27 vjeçar është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në Vorë pasi dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër person, ka vendosur tritol në banesën e shtetasit E.A.

Në pranga ka rënë i riu Oltion Çeça ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij A.D, 27 vjeç. Po ashtu janë vënë nën hetim në gjendje të lirë shtetasit P. S., banues në Fushë Krujë, dhe A. C., banues në Fushë-Prezë.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar sasi municioni luftarak dhe veshje që autorët e dyshuar i kanë përdorur gjatë ngjarjes. Ndërsa ende nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes që i kanë shtyrë të rinjtë drejt një veprimi të tillë kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat