Qytetarët besojnë se vota e tyre ka vlerë dhe është e rëndësishme kush drejton

Shqipëria

Qytetarët besojnë se vota e tyre ka vlerë dhe është e rëndësishme kush drejton

Më: 26 prill 2024 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Të vendosur përpara dy pohimeve të tjera lidhur me “sa e rëndësishme ose jo është kush drejton vendin” dhe “rëndësia e votës së tyre ose jo për të përcaktuar zhvillimet  politike dhe të vendit”, nivelet e dakordësisë janë shumë të larta.

Pothuajse 90% e qytetarëve deklarojnë se ka rëndësi kush drejton vendin dhe vetëm 2.5% e tyre deklarojnë se nuk ka rëndësi kush e drejton vendin.

Për pohimin e dytë 57% e tyre deklarojnë se për kë votojnë qytetarët është e rëndësishme dhe ndikon në zhvillimet politike dhe të vendit në përgjithësi.

Nga ana tjetër vetëm 21.7% e tyre shprehen se vota nuk sjell asnjë ndryshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat