Këlliçi nga Lezha: Prej disa javësh kemi vijuar me prezantimet e propozimeve tona për qeverisjen e së nesërmes

Shqipëria

Këlliçi nga Lezha: Prej disa javësh kemi vijuar me prezantimet e propozimeve tona për qeverisjen e së nesërmes

Më: 26 prill 2024 Në ora: 19:45
Belind Këlliçi

Anëtari i Kryesisë së PD të drejtuar nga Rithemelimi, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në një takim me demokratët e Lezhës, ndër të tjera tha se 5D është modeli me te cilin qeveria dhe qeverisja lokale vjedh.

Ai shton shton se për të rrëzuar këtë regjim, nuk mjaftojnë vetëm protestat, denoncimet apo kallëzimet, por duhet dhe alternativa.

Këlliçi: Unë kam nisur prej kohësh një betejë pa kthim pas me modelin më të keq të qeverisjen lokale në Shqipëri, që ka një emër dhe quhet Erion Veliaj.

5D është modeli se si ata vjedhin. Edhe këtu në Lezhë po t’i hymë në detaje edhe këtu do të gjejmë një model të ngjashëm të 5D.

Ajo që keni parë sot në Tiranë, ka qenë protesta e katërt që kërkon shkarkimin dhe dorëzimin e Velisë para drejtësisë.

Pas Veliajt e ka radhën Edi Rama. I cili prej 11 vitesh ka larguar më shumë se një milion shqiptarë nga vendi dhe po i zëvendëson me emigrantë.

Nuk mjaftojmë vetëm protestat, denoncimet apo kallëzimet, por duhet dhe alternativa. Ne prej disa javësh kemi vijuar me prezantimet e propozimeve tona për qeverisjen e së nesërmes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat