Detaje për 15 familjet shqiptare që shpëtuan nga zjarri në Greqi... Kanë një frikë të madhe!

Shqipëria

Detaje për 15 familjet shqiptare që shpëtuan nga zjarri në Greqi... Kanë një frikë të madhe!

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 20:23
Greqi

Mati në rajonin e Atikës në Greqi është vendi më i prekur nga zjarri, por në këtë zonë jetojnë gjithashtu dhjetëra shqiptarë të cilët janë përballur me tragjedinë e përmasave të mëdha.

Emigranti shqiptar në Greqi Ermal Sulaj ka shkuar të vizitojë shqiptarët që ndodhen në këtë zonë dhe në një lidhje telefonike për Neës24 është shprehur se në total të strehuar janë 15 familje shqiptare.

Sulaj shprehet se ka vënë re një shqetësim tek shqiptarët që ja kanë arritur të shpëtojnë nga vdekja.

 “Unë kam takuar shumë shqiptarë këtu të cilët më kanë treguar si u përballën me flakët. Një shqiptar ka qenë i pari që dha ndihmë për njerëzit me mjetet e rojeve bregdetare. 

Njerëzit kishin dalë në breg dhe nuk futeshin në ujë se nuk merrnin dot frymë edhe për shkak të tymit. Këtu në Mati janë rreth 15 familje shqiptare të strehuara në kampe. 

Shumë njerëz kanë ardhur nga Athina dhe zona të tjera vullnetarisht dhe kanë ofruar ndihmë me ushqime dhe mjete të tjera për të prekurit nga zjarri. 

Shqiptarëve u janë djegur edhe dokumentet dhe nuk e dinë nëse do arrijnë t’i bëjnë nga e para që të shkojnë në Shqipëri për të takuar të afërmit e tyre që janë në merak për shkak të kësaj ngjarje”- tha Ermal Sulaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat