Gjithçka është ekonomi or mik!…Ruçi flet për alergjinë politike ndaj kooperativave

Shqipëria

Gjithçka është ekonomi or mik!…Ruçi flet për alergjinë politike ndaj kooperativave

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 13:20
Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i pranishëm në Panairin e Karrierës të organizuar nga Universiteti Bujqësor, tha se Kuvendi ka inkurajuar qeverinë që procesi i konsolidimit të pronës bujqësore të përfundojë jo më vonë se 2021.

“Aktualisht fermerët shqiptarë kanë më shumë se 1 milion prona të ndara dhe këto në 2-3 parcelëza.

Kjo strukturë prone vështirëson intensifikimin e prodhimit dhe i mban fermerët shqiptarë jo konkurentë dhe nuk favorizon kështu produktivitetin. Kuvendi i Shqipërisë ka inkurajuar qeverinë që procesi i konsolidimit të pronës bujqësore të përfundojë jo më vonë se 2021.

Kjo masë do të ulë pasigurinë për pronën bujqësore. Operimi në bujqësi është ende në nivel embrionik. Alergjia politike ndaj ish-kooperativave nuk është një argument që të pengojë logjikën racionale ekonomike të kooperimit dhe krijimit të shkallës në bujqësi pasi po ju risjell shprehjen që e përdorin ekonomistët me shumicë: Gjithçka është ekonomi or mik!…”, tha Ruçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat