Drejt shkarkimit dhe kreu i Kushtetueses? Sot vendimi për Bashkim Dedjen

Shqipëria

Drejt shkarkimit dhe kreu i Kushtetueses? Sot vendimi për Bashkim Dedjen

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 09:03
Bashkim Dedja

Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, pret ditën e sotme vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin ose rikonfirmimin e tij në detyrë.

Javën e shkuar, ai u përball me KPK-në dhe sipas hetimit administrativ, Dedja kishte probleme me pasurinë.

Kjo e vë atë në pozitë mjaft të vështirë dhe, sipas gjasave, mund të shkarkohet. Në seancën e shkuar, Dedja nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua në seancë nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Sipas KPK-së, Dedja ka paqartësi dhe para të pajustifikuara në deklaratat e pasurive. Ato kanë të bëjnë me huat për blerjen e një apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 146 metra katrorë.

Për këtë, Dedja ka deklaruar se ka marrë një kredi prej 120 mijë eurosh me afat 20 vjet. Gjithashtu, si burime për blerjen e apartamentit, ai ka deklaruar 35 mijë euro kursime dhe dy hua pa interes në vlerën totale prej 25 mijë eurosh të marra nga vëllai dhe kunati i tij.

Mirëpo, sipas KPK-së, këto hua nuk justifikohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat