Sekuestrohen 1 milion dollarë çeqe të falsifikuara, në pranga 2 italianë

Shqipëria

Sekuestrohen 1 milion dollarë çeqe të falsifikuara, në pranga 2 italianë

Më: 26 prill 2024 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Dy shtetas italianë janë arrestuar nga policia kufitare në Hanin e Hotit me akuzën e falsifikimit të letrave me vlerë. Në pranga u vunë shtetasit R. M., 44 vjeç dhe C. S., 49 vjeç.

Policia tha se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin ku udhëtonin këta presona në dalje të vendit, në bagazhin e mjetit janë gjetur 2 pako me çeqe të dyshuara të falsifikuara, me vlerë 2000 dollarë secili (vlera totale 1 milion dollarë).

Çeqet e padeklaruara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin, 1700 euro, vulat dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat