Presidenti i Republikës Ilir Meta përshëndeti takimin e zhvilluar midis Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Presidentit koreanoverior, Kim Jong Un.
“Përshëndes përfundimet e Samitit të Singaporit. Presidenti Trump tregoi lidership, vendosmëri, mençuri e përgjegjësi të lartë globale duke treguar sërish se SHBA mbeten miqtë më të mirë, më të besuar dhe më të vendosur për paqen dhe stabilitetin në botë. Krenarë për partneritetin me këtë vend të madh”, shkruan Meta në rrjetet sociale.