Shqipëria në Venecia, prezantohet ‘Hapësira zero’

Shqipëria

Shqipëria në Venecia, prezantohet ‘Hapësira zero’

Më: 26 maj 2018 Në ora: 15:41
Kreu i Bashkisë

Me një trokitje simbolike në një derë të vjetër tipike tiranase, kryeqyteti i Shqipërisë hapi dyert në Edicionin e 16-të të Bienales së Arkitekturës në Venecia për personalitete të huaja të artit, arkitekturës, si dhe qindra artdashës shqiptarë e të huaj. Ne Venecia u prezantua projekti “Hapësira zero”.

“U ndjeva shumë krenar këtë javë në Tiranë. Tirana ishte një nga dhjetë vendet e rekomanduara nga “Lonely Planet” për t’u vizituar në vitin 2018. Ky projekt artistik është një antipastë e çfarë mund të presësh nga Tirana. Tirana sigurisht që nuk ka luksin, historinë apo trashëgiminë që mund të ketë Italia e Rilindjes dhe e epokave të lavdishme të së shkuarës, por është padyshim origjinale. Besoj që kjo eksperiencë origjinale e ka koncentratin e vet në këtë pavijon”, tha Veliaj, teksa e krahasoi projektin “Hapësira zero”, që përfaqëson vendin tonë në Bienalen e Venecias, me një sofër tipike tironse që ushqen shpirtërisht me art dhe kulturë.

Kreu i Bashkisë shprehu vlerësimet edhe për pavionin e Kosovës, i cili është kuruar me kujdes duke treguar në një skenë të globalizuar si Bienalja e Venecias sakrificat dhe transformimin në kohët më të vështira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat