Informaliteti me pagat, Rama: Aksion kundër dy borderove në biznese

Shqipëria

Informaliteti me pagat, Rama: Aksion kundër dy borderove në biznese

Më: 8 maj 2018 Në ora: 23:18
Edi Rama

Një tjetër çështje që kryeministri e renditi si prioritet të qeverisë, ishte informaliteti në deklarimin e pagave.

Ai akuzoi se bizneset deklarojnë paga shumë më të ulta, sesa realisht paguajnë punonjësit, ndërsa premtoi një aksion për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtij fenomeni.

“Ka një problem real, që lidhet me shmangien e taksave, pasi bizneset deklarojnë paga shumë më të ulta, sesa paguajnë realisht punonjësit. Askush nuk e beson se një inxhinier apo një menaxher i lartë, të paguhet 35 mijë lekë në muaj, ndaj ne tani do të nisim një aksion, për të verifikuar të gjitha bilancet e kompanive dhe për t’i dhënë fund punës me dy bordero të bizneseve”, deklaroi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat