Zbulohet axhenda, ja kë politikanë do takojë Mogherini nesër në Tiranë - Bota Sot
Zbulohet axhenda, ja kë politikanë do takojë Mogherini nesër në Tiranë

Shqipëria

E martë, 18 shtator 2018

Zbulohet axhenda, ja kë politikanë do takojë Mogherini nesër në Tiranë

Më: 16 prill 2018 Në ora: 23:33
Federica Mogherini

Gjatë ditës së martë rreth orës 16:30 minuta, do të jetë ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila do të bëjë publike raportin për hapjen e negociatave, raport i cili do t’i dërgohet edhe Presidencës dhe Kuvendit.

Ndërkohë, pasditen e së martës, në Tiranë mbërrin Federica Mogherini, shefja për politikën e Jashtme të BE-së, e cila do të darkojë me kryeministrin Rama. Takimet e saj zyrtare do të zhvillohen gjatë ditës së mërkurë, ku në orën 11:00, ajo do të ketë një konferencë shtypi me kryeministrin Rama.

Ndërkohë, kryediplomatja e BE-së do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në këtë takim, do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test