U përfol për një krizë mes PD-së dhe LSI-së, zbulohet hapi i papritur i Bashës dhe Kryemadhit

Shqipëria

U përfol për një krizë mes PD-së dhe LSI-së, zbulohet hapi i papritur i Bashës dhe Kryemadhit

Më: 26 mars 2018 Në ora: 14:35
Basha dhe Kryemadhi

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të zhvillojnë një mbledhje grupesh parlamentare së bashku gjatë pasdites së sotme.

Kjo është hera e parë që këto dy forca politke mbledhin grupet parlamnetare së bashku. Ditët e fundit në media është përfolur jo pak për një krizë në marrëdhëniet mes dy forcave opozitare.

Vetë Kryemadhi është shprehur se marrëdhëniet mes tyre janë po njësoj, dhe se e gjitha kjo është propagandë nga ana e Rilindjes.

Mbledhja e përbashkët e  dy partive për të vendosur pika të përbashkëta bashkëpuni dhe axhendë të përbashkët parlamentare. Mbledhja do të zhvillohet në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat