Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot gjatë gjithë ditës priten reshje në të gjithë territorin.
Në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të jenë intensive deri në lokalisht shumë intensive. Në shumicën e qarqeve të tjera priten reshje mesatare deri në lokalisht intensive, ndërsa në qarqet Durrës dhe Fier, priten reshje të dobëta.
Reshjet pritet të jenë të shoqëruara me shtrëngata në të gjitha qarqet. Ato priten më të dendura gjatë pasdites së sotme.
TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 16 °C
në vendet e ulëta: 10 / 18 °C
në vendet malore: 7 / 13 °C
ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt.17) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa nesër (e diel, dt.18) era pritet të jetë e lehtë deri në mesatare.