Vetingu në polici, Veliu: Edhe verifikim i pasurisë së punonjësv

Shqipëria

Vetingu në polici, Veliu: Edhe verifikim i pasurisë së punonjësv

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 12:21
Ardi Veliu

Kreu i policisë së Shtetit Ardi Veliu ishte ditën e sotme në Shkodër, ku në prezantimin e Drejtorit të Policisë vendor, Vehbi Bushatin, u shpreh se një nga shtyllat e vettingut  është edhe verifikimi i pasurisë së punonjësve të policisë.

“Qëllimi i Vettingut në polici është që struktura të jetë me integritet dhe vettingu është ndërtuar mbi tre boshte kryesore: profesionalizmin, integritetin dhe mbi pjesën e pasurive. Patjetër në vetting do të kalohen të gjithë strukturat nga unë deri te punonjësi më i fundit. Qëllimi është që punonjës që kanë qenë të implikuar apo shkallë të ulët prefsionalizmi, largohen nga strukturat e policisë së shtetit”, tha Veliu.

Po ashtu, kreu i Policisë së Shtetit bëri me dije se do të vijojë goditja e grupeve kriminale, ndërsa ka shtuar se do të hetohen edhe personat që kanë qenë të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.

 “Do vazhdojë pa ndërprerje goditja e strukturave kriminale, prioritet i dytë lufta dhe goditja që do t’i bëhet evidentimit të numrit të personave që janë evidentuar gjatë viteve të kaluar si persona që kanë ushtruar aktivitetin e kultivimit të bimëve narkotike dhe minimizimin në maksimum të sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike”, tha Veliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat