Deputeti i PD, Flamur Noka e quajti një farëse të turpshme procesin e zgjedhjes se anëtarëve të KLP dhe KLGJ.
I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Flamur Noka tha se Rama mori drejtësinë.
Noka: Sot iu vu vula që drejtësia është e kapur dhe sot Shqipëria ka një oligark zyrtar, ai është Edi Rama. Ai kontrollon ekzekutivin, legjislativin, një pjesë të medias, kontrollon sot pas farsës së votimit të Prokurores dhe ditës së sotme i ështrë vënë vula që ai është edhe kryeprkuror dhe kreu i drejtësisë. Kjo çfarë ndodhi sot është një farëse e turpshme.
Zonja Vlahutin unë kam dyshim është punonjës e BE në Tiranë apo është punonjës e Tiranës zytare në BE.
Ilva Tare: E mendoni seriozisht këtë
Noka: E mendoj shumë seriozisht dhe me bindje të plotë
Ilva Tare: Do ta thonit nëse nuk do ishit në strukturat e PD?
Noka: Do ta thoja kudo që të isha, e ka demonstruar qartësisht
Ilva Tare: Çfarë do të thotë kjo se ajo është ambasadore e BE në Tiranë?
Noka: Shumë mirë, ajo rrogën e merr nga BE, por për të shërbyer i shërben Edi Ramës.