Ndarja nga jeta e Florencit në Francë, Basha: Shkaktari po hesht edhe sot për vdekjen e tij

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Florencit në Francë, Basha: Shkaktari po hesht edhe sot për vdekjen e tij

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 06:32
Florenc Beqiraj

Ndaj kësaj humbjeje të madhe ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratikë të Shqipërisë, Lulzim Basha duke thënë se vdekja e tij është një lajm i kombshëm për çdo shqiptar.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Basha shprehet se “përgjegjësi dhe shkaktari kryesor i gjendjes jo të mirë ku fëmijët po largohet ilegalisht po hesht edhe sot për vdekjen e Florencit”.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

“Vdekja tragjike e 23 vjecarit Florenc Beqiraj ne burgjet franceze eshte nje lajm i kobshem per cdo shqiptar. Kur ne mbare Europen te rinjte bashkohen ne vatrat familjare per festat e fundvitit, mijera te rinj shqiptare detyrohen te largohen ilegalisht nga familjet e tyre ne kerkim te deshperuar te mundesive qe vendi i vet nuk ua ofron. Shkaktari dhe pergjegjesi kryesor i kesaj gjendje heshti edhe sot per vdekjen e Florencit 23 vjecar, sic hesht cdo dite per largimin masiv te shqiptareve.

Si qindra mijera bashkqytetare bashkohem me dhimbjen e familjareve dhe miqve te Florencit duke ju shprehur ngushellimet dhe solidaritetin tim njerezor dhe familjar.

Zoti i dhente Florencit paqen e perjetshme, familjareve forcen e domosdoshme, dhe ne te gjitheve kurajon per tu perballur me te vertetat e dhimbshme dhe per tu ngritur mbi te keqen!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat