Situata e zjarreve/KE dërgon në Shqipëri edhe dy avionë të tjerë

Shqipëria

Situata e zjarreve/KE dërgon në Shqipëri edhe dy avionë të tjerë

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 19:28
Zjarret në Shqipëri

Komisioni Evropian ka vendosur të dërgojë edhe dy avion të tjerë në Shqipëri për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, kjo pasi situata është shumë kritike në vend.

KE ka sjell më herët në Shqipëri dy avionë, nga Greqia për ndihmë dhe tashmë do të dërgojë edhe dy të tjerë shtesë përsëri nga Greqia për të përballuar këto situata. Avionët nga Greqia do të kontribuojnë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane.

Komisioneri qipriot për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Christos Stilianidis, përshëndeti këtë vendim të Komisionit Evropian për ndihmën që i ofrohet Shqipërisë.

“Dëshiroj të falenderoj autoritetet greke për bujarinë e treguar dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë për herë të dytë, duke dërguar dy avionë shtesë për të ndihmuar vendin fqinj në këto orë të vështira. Ky është një shembull konkret i solidaritetit të Evropës me mbështetjen e dhënë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së”, tha eurokomisioneri Stilianidis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat