Shkarkimet e drejtorëve të LSI, Vasili- Veliajt: Hakmarrje provinciale

Shqipëria

Shkarkimet e drejtorëve të LSI, Vasili- Veliajt: Hakmarrje provinciale

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 18:12
Kreu i grupit parlamentare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e cilëson hakmarrëse dhe provinciale lëvizjen e fundit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për shkarkimin e tre zyrtarëve të LSI.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Petrit Vasili tha se modeli i këtyre shkarkimeve të egra dhe provinciale, siç i quan ai, duhet të ndryshojë.

“Shkarkime të tilla të egra, hakmarrëse, të një provincializmi të thellë, i shohim sot, i kemi parë edhe më herët. Ky është kryetar i kryeqytet dhe duhet të ketë një model tjetër, pasi këto provincializma duhet të dalin nga loja shumë shpejt”, u shpreh Petrit Vasili.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shkarkoi dje nga detyra 3 zyrtarë të bashkisë të cilët vijnë nga radhët e LSI.

U shkarkua nga detyra drejtori i Ndërmarrjes numër 3 të kryeqytetit Artjon Caushllari, administratori i Njësisë Farkë Mateo Shaba, si dhe drejtoresha e qendrës sociale në Shkozë, Kajame Sinani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat