Anëtari i kryesisë së PD: Partia s’është përçarë, por ka pësuar një krisje. Pse Basha do ta fitojë garën

Shqipëria

Anëtari i kryesisë së PD: Partia s’është përçarë, por ka pësuar një krisje. Pse Basha do ta fitojë garën

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 19:22
Selia e PD-së

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Malko, thotë se kjo forcë politike ka pësuar një çarje pas vendimit të kryetarit Basha për të zhvilluar zgjedhje në parti, në vend që të bëhej analiza e humbjes më 25 qershor. Këtë e ka shprehur në rubrikën “Opinion” në “News24”, duke theksuar se nëse PD nuk është e përçarë, por ka pësuar një çarje.

Duke u ndalur tek gara mes Selamit dhe Bashës për kreun e ri të partisë, Malko thotë se ky i fundit do të rikonfirmohet në krye të PD-së.

“PD jo e përçarë, por ka pësuar çarje. Kur humbëm në zgjedhje PD pësoi tronditje. Por çarja filloi ku në vend që të mendohej për shkaqet që sollën humbjen, por për të bërë zgjedhjet brenda partisë, për t’u rizgjedhur kryetar.

Selami po legjitimon zgjedhjen e Bashës sërish në krye të PD. Basha duket sesa mbështetje ka nga demokratët, në takimet që zhvillon. Selami duhet të kërkonte standardet dhe pastaj të kandidonte. Kur është bërë përzgjedhja e kandidatëve unë kam qenë në mbledhjen e Kryesisë, madje edhe kam ngritur shqetësimin e grupit anti-Basha. Fakti që mbahen dy kandidatura në garë, do të thotë që për ne çdo gjë ishte e qartë që atë natë. Selami nuk do të tërhiqet nga gara, dhe është e qartë që Basha do të rizgjidhet kryetar. Por është e sigurt se do të ketë një pjesëmarrje të ulët në PD”, tha Malko.

Kujtojmë se në mbledhjen e Kryesisë së PD ku u vendos për dy kandidaturat që do të merrnin pjesë në garë për kreun e ri të partisë, ishte Gent Malko ai që lexoi kërkesën e grupit anti-Basha. Ky grupim kërkonte analizën e plotë të humbjes në 25 qershor, dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve për kryetarin e PD, por Kryesia vendosi refuzimin e saj, duke i hapur rrugë garës mes Eduard Selamit dhe Lulzim Bashës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat