PDIU i përgjigjet Bashës me ironi: Ti e ke qejf shumë detin. Detyra jonë…

Shqipëria

PDIU i përgjigjet Bashës me ironi: Ti e ke qejf shumë detin. Detyra jonë…

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 17:27
Shpëtim Idrizi

Partia e Shpëtim Idrizit i përgjigjet kryedemokratit Basha për deklaratat që bëri sot paradite në Dibër, ku kërkoi që votat për PDIU-në që është zhytur me kokë në qypin e turshive, sipas tij, më mirë t’i hedhin në lumë.

Në reagimin e saj, PDIU-ja habitet që Basha nuk kërkon vota për PD-në. Më tej, i kujtojnë Bashës se Bashkinë e Dibrës e ka fituar PS-ja. “PD është parti që na del detyra ta mbrojmë të gjithë si vlerë e pluralizmit, sidomos në këto momente të vështira. Kryetari i saj nuk kërkon vota për PD në Dibër, por i kërkon dibranëve të mos votojnë për PDIU-në, e ti hedhin votat në lumë. Ne e dimë që ai ka qejf detin e lumenjtë, por Bashkinë e Dibrës e ka fituar PS”,- thuhet në reagimin e PDIU-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat