Bashën e kërcënon edhe kandidati i Beratit për deputet: Deri në 12 të natës ke afat për premtimet e pambajtura!

Shqipëria

Bashën e kërcënon edhe kandidati i Beratit për deputet: Deri në 12 të natës ke afat për premtimet e pambajtura!

Më: 29 maj 2017 Në ora: 15:33
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Beratin Lefter Maliqi dhe Lulzim Basha

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Beratin Lefter Maliqi, ka njoftuar se nuk do të jetë i pranishëm në hapjen e fushatës së Partsë Demokratike në Berat.

Sipas tij pret që paraprakisht të takohet me liderin e PD-së Basha për të cilin ka mjaft rrezerva. Maliqi thotë se do të flasë për premtimet e pambajtura të tij.

Statusi 

“Ndjesë.! 

Të dashur miq, mbeshtetes, duke ju qënë tepër mirënjohës ju njoftoj se nesër në hapjen e fushatës në Berat ku z.Basha i Republikës së re bën prezantimin e kandidatëve nuk do të jem i pranishëm për arsye personale. Nesër deri në orë 12 të Natës pres takim me z.Basha për premtimin e pambajtur të tij. Në ditët në vazhdim do ju sqaroj në takime të ngushta me ju.! 

Detyrimi im për ju është i pashlyshëm, mirënjohja ësht? shumë e thellë dhe e madhe, votat i kam personale mbi 10.000 pasi marrëveshjen e kemi bere ju votën une premtimet dhe mbeshtetjen në cdo fatkeqësi e nevojë që dihet nga të gjithë, miliarda leke investime neinfrastrukture,arsim,shendetesi,kulture, ndihma familjeve në nevojë ne gjithe qarkun jane të prekshme nga ju etj etj per shkak të himazhit, origjines nga Kucova, vendlindjes ne Lapardha, si drejtues policie ne gjithe qarkun ne Berat,Skrapar e Kucovë,ish kryetar i komunës me te madhe Otllak-Berat me fitore te thelle,ish deputet dhe këto 4 vjet sakrifica te jashtezakonshme pranë jush. Do të jem gjithmonë pranë jush pa dallim politik,zoti qoftë me ne. I juali Lefter Maliqi.!,” shkruan Maliqi në rrjetin social Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat