Basha ironizon kongresin e PS-së: Republika e vjetër po shpall çmimet Oscar

Shqipëria

Basha ironizon kongresin e PS-së: Republika e vjetër po shpall çmimet Oscar

Më: 9 maj 2017 Në ora: 12:32
Lulzim Basha

Ndërkohë që kreu i qeverisë Rama mban një fjalim nga Kongresi elektoral i PS-së kreu i opozitës Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur përmes një fjalimi të mbajtur në çadrën e protestës.

Basha ironizoi kongresin e selisë rozë, duke e cilësuar atë si ceremoninë e çmimeve Oscar.

“Kupola politike e republikës së vjetër ka shpallur ceremoninë e çmimeve Oscar. Po jepen live në Durrësin e Vangjush Dakos ku luhet tash e 4 vite teatri i shëmtuar kriminal, i betonizimit, korrupsionit si kudo anembanë vendit.

Republika e vjetër në grahmat e fundit po ju dhuron këtë shfaqje të shëmtuar të hipokrizisë të shqiptarëve. Ka zgjedhur datën 9 maj, ditën e Evropës si për të na kujtuar kontrastin e thellë, që qëndron mes atyre që erdhën në pushtet me emrin aleanca për Shqipërinë evropiane dhe u faktuan për 4 vite si aleanca e drogës dhe krimit”, tha Basha,

“Tani janë në ceremoninë OSCAR, japin dekorata dhe statuja njëri tjetrit. Nuk e di kush e mori Oscarin për luftën kundër krimit të organizuar Saimir Tahiri që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe Policinë me kriminelë? Apo e mori Fatmir Xhafa, njeriu i faktuar si torturtues për llogari të Sigurimit të Shtetit. Po çmimin për rritjen e fuqizimin e vendeve të punës, Arben Ahmetajt?”, vijoi kreu i selisë blu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat