Kush është Fetah Mataj që iu vendos eksploziv, e punësoi Dako pas lirimit nga burgu

Shqipëria

Kush është Fetah Mataj që iu vendos eksploziv, e punësoi Dako pas lirimit nga burgu

Më: 9 maj 2017 Në ora: 09:19
Fetah Mataj

Për lirimin nga burgu të Fetah Metaj, banesës së të cilit sot ne mesnate iu vu eksplozivi kishte dhene garanci bashkia e Durresit, e cila i kishte siguruar punesim, si pjese e listes se te denuarve, qe do te angazhoheshin ne punesimin vullnetar.

Në listen e te liruarve per punesim vullnetar prane bashkise jane kete vit janë 30 të dënuar. Dako aso kohe tha se bëhet fjalë për procedura që janë të ngjashme për të burgosurit dhe që Gjykata ia kërkon Bashkisë.

Pjese e listes ishte Lulzim Berisha, por edhe emra te tjera, mes tyre edhe Feta Matajn, emrin e të cilit e përmendi edhe kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako, gjatë deklaratës për media që dha atë kohe.

Ai rezulton ish-kryetar i PS për lagjen nr. 15 në Durrës, i cili ka vuajtur dënimin për “pengmarrje” dhe “grabitje me dhunë”.

Mataj ka përfituar nga dënimi alternativ dhe ka kryer punë vullnetare duke u liruar nga burgu po këtë vit, bazuar te referenca që Bashkia e Durrësit i kishte paraqitur Gjykatës. Bashkia e Durrësit për disa persona të veçantë, siç është Lulzim Berisha dhe Fetah Mataj, e ka dhënë garancinë pa u shprehur më parë Gjykata.

Por të dënuarit me garancinë që kanë marrë nga Bashkia janë paraqitur në gjykatë, pavarësisht se kjo e fundit i ka liruar nga burgu pa i përcaktuar se ku duhet të kryejnë punën vullnetare, siç është rasti i Lulzim Berishës.

Kështu, “Panorama” ka siguruar një listë të 30 të dënuarve, për të cilët Bashkia e Durrësit ka dalë garant se do t’i angazhojë në punë të ndryshme pa pagesë

LISTA E TË BURGOSURVE TË LIRUAR

1 Stavri Kosta

2-Ramazan Kërcuku

3-Mahmudie Zela

4-Ardian take

5-Adriatik Batillari

6-Nikol Llaskali

7-Emilajno Koka

8-Hysni Koka

9-Gazmend Nano

10-Agust Tuda

11-Fatjon Osmani

12-Alban Stafaa

13-Florian Baboçi

14-Gjon Kuli

15-Ali Simaku

16-Besnik Ruçi

17-Ena Huta

18-Kleo Libohova

19-Astrit Rama

20-Nazmi Visha

21-Ervis Çanaku

22-Ali Dauti

23-Taulant Kasa

24-Engin Gexhilli

25-Liman Muça

26-Paulin Doda

27-Artur Shijaku

28-Esat Lica

29-Florian Xhaja

30-Arben Mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat