Reagon Presidenca: Vijojnë kontaktet për zgjidhjen e krizës

Shqipëria

Reagon Presidenca: Vijojnë kontaktet për zgjidhjen e krizës

Më: 3 maj 2017 Në ora: 14:57
Takimi në Presidencë

Presidenca shqiptare reagoi pas përfundimit të takimit të parë mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Në njoftim pranohet se nuk pati marrëveshje.

Megjithatë thuhet se negociatat vazhdojnë.

“Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani sot u zhvillua një takim midis Kryeministrit të vendit z. Edi Rama dhe Liderit të opozitës z. Lulzim Basha.

Gjatë takimit palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj.

Presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi,” thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat